Ardhja e Pranverës në Japoni, vjen në shfaqje vërtet shumë mbresëlënëse, atë të lulëzimit të qershive të famshme.

Banorët dalin nëpër parqe për të vizituar dhe shijuar spektaklin e luleve, ndërsa sfumaturat e ngjyrës rozë duken kudo në Tokio.

Lulëzimi i tyre zgjat për dy javë dhe turistët zgjedhin më së shumti, pikërisht këtë periudhë të vitit për të vizituar kryeqytetin japonez, ku mbi 1000 pemë qershie janë të shpërndara në të gjithë qytetin.

Përsa i përket vendeve ku mund të shijohen qershitë në lulëzim, ato janë të shumta, si: Parku Ueno, ai Asukayama, lumi Megurogawa, si dhe kopshtet e pallatit perandorak./tvklan.al