Qeveria amerikane ka nisur një hetim për veprimet e ndërmarra nga FBI-ja gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi i drejtorit të  FBI James Comey për të rihapur një hetim lidhur me serverin e email-eve të Hillary Clinton, 11 ditë para zgjedhjeve tronditi garën.

Inspektori i Përgjithshëm Michael Horoëitz në Departamentin e Drejtësisë (DD)  tha se do të shikohen “veprime të caktuara” nga FBI dhe DD.

Hilary Clinton u lirua nga çdo akuzë para se Shtetet e Bashkuara të  votojnë, por ekipi i saj gjatë fushatës ka fajësuar FBI si një faktor kyç që ajo humbi zgjedhjet përballë Donald Trump.

Në njoftimin e ditës së enjte nuk përmendet Hillary Clinton me emër, por i referohet informacioneve shpjeguese nga Comey.

Një letër e Kongresit më 28 tetor, në të cilën Comey, tha se ka pasur shumë mesazhe elektronike, do të jetë subjekt i këtij hetimi të ri. Inspektori i përgjithshëm, tha se hetimi i tij kishte ardhur në përgjigje të kërkesave të shumta nga publiku dhe nga anëtarët e Kongresit.

Në korrik të 2016, FBI-ja ,tha se Clinton dhe stafi i saj ishin “shumë të pakujdesshëm” në trajtimin e materialeve të klasifikuara, por nuk kishte prova për shkelje të qëllimshme./tvklan.al