Qeveria ka arritur një marrëveshje me banorët e Zharrzës, të cilët marshuan në këmbë drejt Tiranës, për të protestuar e për të kërkuar largimin e kompanisë “Bankers Petorlium”.

Pas 4 orë bisedimesh, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se qeveria do tu dëmshpërblejë atyre shtëpitë dhe do të bëjë edhe një herë vlerësimin e dëmit. Pas marrjes së një eksperti ndërkombëtar, i cili do të japë një konkluzion definitiv se kush është fajtor për tërmetet, do të merret vendim edhe për fatin e operacioneve të naftës në atë zonë.

Niko Peleshi Zv/kryeministër i Shqipërisë: Do të ndalojmë injektimin e ujit teknologjik në puset e zonës gëlqerore të Zharrzës, konkretisht në tre puse.

Por, banorët kanë refuzuar të largohen nga ambientet përpara ministrisë së Energjisë, ata do të ikin vetëm kur të shohin një vendim të shkruar. Por, cila është zgjidhja që ata kërkojnë?

Një prej protestuesve:

Do qëndrojnë këtu, dhe qytetarët e Tiranës janë të ftuar të vijnë ti mbështesin në vazhdimësi.

Pas mbërritjes së tyre në kryeqytet, protestës i është bashkuar edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, por protestuesit kanë fishkëllyer duke bërë të qartë se nuk janë me asnjë parti.

Lideri i demokratëve u kërkoi falje për gabimet që PD ka bërë në të shkuarën me këta banorë.

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike:

Ju kërkojmë falje për gabimet dhe dështimet tona në raport me problemin e Zharrzës…ishim këtu për t’i garantuar për mbështetjen tonë të plotë.

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile iu janë bashkuar kauzës së tyre gjatë marshimit që bënë paradite në Tiranë./Tv Klan