RamaQeveria shqiptare ka vendosur t’i japë një shtysë të re investimeve në bujqësi, duke dalë si garant për kreditë e fermerëve falë edhe bashkëpunimit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe zhvillim.

Kjo nismë është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Këshillit të Investimeve të Shqipërisë.

Duke u ndalur tek krijimi i Këshillit të ri të Investimeve të Shqipërisë, Kryeministri Rama tha se do të ndihmojë përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Kryeministri Rama tha se një tjetër hap i rëndësishëm që do të ndihmojë investitorët në Shqipëri, është ligji i ri i investimeve që pritet të miratohet së shpejti në parlament.

Tv Klan