Agjencia e Prokurime Publike i hapi këtë të enjte procedurat e tenderit për Rrugën e Arbrit.

Nga data 10 deri në datën 2 Tetor çdo kompani e interesuar për ndërtimin e 69 km rrugë që kanë mbetur ende papërfunduar ka mundësi të paraqesë ofertën e saj.

Pas përfundimit të afatit për pritjen e ofertave Komisioni i Vlerësimit do të vlerësojë dokumentacionin e paraqitur nga kompanitë ofertuese dhe brenda Dhjetorit do të vendos për të shpallur fituesit.

Punimet pritet të nisin menjëherë pas shpalljes.

Buxheti i parashikuar nga qeveria për dhënien me koncension të këtij aksi është 33.4 miliardë lekë.

Kompani “Gjoka Construction” ka fituar një bonus prej 10 pikësh, pasi ka kryer studimin e fizibilitetit të rrugës.

Ndërtimi do të jetë me koncesion, por pavarësisht kësaj është parashikuar që ajo të jetë pa pagesë.

Rruga e Arbrit do ta shkurtojë me afro 100 kilometër distancën me Dibrën dhe do të shërbejë si një tjetër aks për të lehtësuar lëvizjen me Maqedoninë.

Tv Klan