Për të bërë të mundur që në vjeshtë qeveria të shkruajë epilogun e luftës ndaj kanabisit, siç ka deklaruar kryeministri Rama, në mbledhjen e kësaj të mërkure Këshilli i Ministrave ka miratuar  Planin 5-vjeçar të veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabisit 2017-2020.

Siç zbuloi zv/kryeministri Niko Peleshi për realizimin e këtij plani do të përfshihet edhe ushtria përveç shume institucioneve të tjera ligj-zbatuese.

Peleshi: “Theksi kryesor i Planit Kombëtar kundër Kanabisit është përpjekja e përbashkët ndërinstitucionale për goditjen e gjithanshme/ frontale që ka për qëllim identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë aktive në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të kanabisit. Duke filluar nga ky vit Policia e Shtetit, organet ligjzbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë lidhje do të angazhohen në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, e theksoj te kombinuar i cili do te sigurojë identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim apo trafikim. Në shërbim të këtij operacioni, në përbërje të TASK FORCES QENDRORE DHE TASK FORCAVE LOKALE do të jenë kapacitetet e Policisë së Shtetit, të shërbimeve inteligjente, të ushtrisë, të bujqësisë, të mjedisit, të shëndetësisë, ato të pushtetit vendor, partneret ndërkombëtare etj.”

Përfshirja e ushtrisë ishte kërkuar nga ministri i Drejtësisë që prej vitit të kaluar. Por, qeveria argumentoi se nuk ishte në kushtet e një alarmi kombëtar.

Zëvendëskryeministri Peleshi zbulon dhe arsyen perse, sipas qeverise, ky fenomen i trashëguar u përhap pas vitit 2014.

Peleshi: “Modeli negativ i krijuar në Lazarat ndikoi shumë, jo vetëm në fuqizimin e shumëanshëm të grupeve dhe rrjeteve kriminale, por edhe në inkurajimin e kultivimit të kanabisit në rajone të tjera të vendit. Goditja e suksesshme kundër grupeve dhe rrjeteve kriminale ne Lazarat në vitin 2014, solli si pasojë, që energjitë kriminale të përqendruara në këtë rajon të shpërndahen në drejtime të tjera në vend.”

Numri dy i qeverise u kujdes të theksojë se plani i miratuar në mbledhjen e qeverisë ishte finalizimi i një procesi te iniciuar nga Kryeministri Edi Rama dhe të mbështetur fuqimisht nga partneret ndërkombëtare. Ky plan i qeverisë parashikon një proces vettingu për zyrtarë të nivelit qendror dhe lokal, të cilët nuk arrijnë të mbajnë në administrim e kontroll efektiv territorin për të cilin janë përgjegjës.

Tv Klan

…….

Qeveria i shpall luftë kanabisit, Peleshi prezanton planin kombëtar kundër drogës

Zv/kryeministri, Niko Peleshi shpalli të mërkurën planin kombëtar për luftën kundër kanabisit në vend.

Theksi kryesor i këtij plani, i planit kombëtar kundër kanabisit është përpjekja e përbashkët ndër-institucionale për goditjen e gjithanshme dhe frontale që ka për qëllim identifikimin dhe zbulimin, shkatërrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë aktive në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit

”, tha ai.

Duke filluar nga ky vit, policia e shtetit organet ligj-zbatuese dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë lidhje do të angazhohen në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, e theksoj, të kombinuar, i cili do të sigurojë identifikimin e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjeve për kultivim.

Deklaratat, Zv/kryeministri Niko Peleshi i bëri gjatë një konference për shtyp nga Kryeministria.

Peleshi tha se në dispozicion të këtij operacioni kombëtar do të “

jenë institucionet e policisë së shtetit, shërbimet inteligjente, të ushtrisë, të bujqësisë, të mjedisit, të shëndetësisë dhe të pushtetit vendor etj.

Peleshi tha se plani parashikon masa kundër të gjithë zyrtarëve në nivel qendror dhe lokal të cilët nuk arrijnë të mbajnë nën kontroll dhe administrim territoret e tyre. Ai po ashtu tha se sekuestrimi i pasurive dhe aseteve që rrjedhin nga paratë e drogës do të jetë një masë matëse e suksesit të këtij operacioni.

“Plani i kushton një rëndësi të veçantë shkurajimit të kultivimit,”

 tha Peleshi duke shtuar se kjo do të jetë një bashkësi masash në rang kombëtar.

 “Viti 2017 do të shënojë pa asnjë dyshim një kulm në luftën kundër kanabisit”,

 tha ai, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen në luftën kundër kanabisit.

“Kjo nuk është një sfidë thjeshtë dhe vetëm e qeverisë shqiptare, kjo është një sfidë e gjithë shoqërisë tonë,”

 tha ai.

“Kjo nuk është një betejë e përkohshme, por një betejë e përhershme,”

 theksoi Peleshi, duke shtuar se do të ketë një operacion të gjerë dhe të kombinuar në luftën kundër kanabisit.

Peleshi tha më tej se ky plan

 

“do të kryesohet nga Zv/kryeministri dhe një grup ekspertësh nga të gjitha institucionet, i kryesuar nga Këshilltari i Kryeministrit për Sigurinë, Sandër Lleshi.”

 Ai bëri gjithashtu të ditur se në grup janë përfshirë edhe ekspertë nga Bashkimi Europian, nga organizata dhe grupe partnere.

“Nëpërmjet këtij plani, qeveria shqiptare parashikon marrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend”,

 tha ai.

tvklan.al