Qeveria maqedonase ka debatuar dje deri në orët e vona të natës Ligjin e Gjuhëve, por nuk kanë arritur gjuhë të përbashkët për implementimin e tërësisht të ligjit në formën e paraparë.

Ministrat e Qeverisë janë marrë vesh që edhe më tej të vazhdojë koordinimi për implementimin e ligjit.

Siç shkruan në njoftimin e Qeverisë, do të vazhdojë definimi i kompetencave të dy organeve të reja që do të kontrollojnë zbatimin e Ligjeve të Gjuhëve.

Dy organet e reja do të quhen “Agjencia për përdorimin e gjuhëve” dhe “Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”.

Qeveria njoftoi se pika e Ligjit të Gjuhëve do të futet përsëri në rend dite në ndonjë pre seancave të ardhshme të Qeverisë./INA