Ligji për faljen e një pjese të detyrimeve tatimore dhe fshirjen e gjobave ka kaluar në qeveri. Çdo tatimpagues përfiton fshirje të borxhit që ka në tatime dhe dogana para dhjetorit të 2010-ës.

Ndërsa që nga ky vit e deri në 2014-ën atij i fshihet gjoba dhe kamata, nëse paguan principalin. Janë 91 miliard lekë, ose 1.1 milard dollarë detyrime që do të lehtësojnë biznesin nga kjo nisëm.

Përfitime ka edhe për drejtuesit e mjeteve të cilat nuk kanë paguar taksat deri në vitin 2010 , bizneset që iu gjeneroi sistemi gjoba gjatë qershorit të shkuar dhe për ata sipërmarrës të cilët u penalizuan gjatë aksionit antiinformalitet.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i qeverisë është edhe ai i rritjes së pensioneve. 600 mijë pensionistë do të marrin 3% më shumë duke nisur që nga data 2 mars./ TV KLAN