haxhinasto - rruget

Ministria e Transporteve paralajmëron prishjen e kontratës me kompaninë që po ndërton autostradën Tiranë – Elbasan.

Pas shtyrjes disa herë te afatit të përfundimit të punimeve, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje për përmbushjen e detyrimeve për ndërtimin e rrugës, do të shihet mundësia për përzgjedhjen e një kompanie tjetër.

Ky paralajmërim për kompaninë, “Copri Aktor” vjen në kohën kur punimet për ndërtimin e segmentit nga rreth – rrotullimi i TEG deri në tunelin e Elbasanit, janë ndërprerë pothuajse totalisht. Ditë më parë, Tv Klan mësoi se ngecja e punimeve në këtë rrugë  përveç se për shkaqe natyrore, ka ardhur edhe si pasoje e  përplasjes së krijuar së fundmi  mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanise Aktor.

Ato kanë pretendime të ndryshme për  zvarritjen e punimeve duke fajësuar njëra – tjetrën. Kompania aktor nuk ka paguar as nënkontraktorët që në vitin 2013. Përfundimi i këtij segmenti sipas kompanise kontraktore kërkon edhe afro 1 milionë dollarë shtesë për tu përfunduar.

Tv Klan