Pagesa e papunësisë apo siç njihet asistenca sociale do të rritet me 60%. Vendimi i qeverisë vjen si detyrim për ta çuar këtë pagesë në nivelin sa gjysma e pagës minimale në vend.

Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale :

Kemi marrë vendim për të rritur me plotë 60 % pagesën bazë të papaunsisë e cila nga 6850 lekë në muaj bëhet sot  11000 lekë.

Qeveria ka vendosur të falë edhe borxhet ish-ushtarakëve ndaj shtetit, detyrime këto që kishin ardhur pas ndryshimeve ligjore të marra nga qeveria ndër vite.

Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale

:E mbajtëm premtimin duke miratuar projektligjin për faljen e detyrimeve që kanë ish – ushtarakët në skemat  e pensioneve suplementare. Qeveria shqipare do të falë plot 9484 milionë lekë borxhe që ish 0 ushtarakët i detyrohen shtetit shqiptarë.

Ky vendim prek e 5425 ish-ushtarakë, të cilëve detyrimet iu mbaheshin nga pensioni.

Tv Klan