Qeveria ka vendosur të rris me 1,6 %  pensionet për të gjitha kategoritë. Efektet financiare të këtij vendimi do të nisin nga 1 Gushti dhe përllogariten në shumën e 662 milionë lekëve dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016.

Bledi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

: “

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen  e pensioneve në bazë të indeksit të cmimeve. Rritja e pensioneve do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe ajo do të jetë në masën 1.6 përqind. Rritja e pensioneve 1,6 përqind është më e lartë se një vit më parë, ku pensionet u rritën me 1.3 përqind dhe më e lartë se inflacioni i çmimeve të këtij viti, që është 1.2 përqind. Dua të theksoj gjithashtu se rritja e pensioneve të këtij viti për herë të parë është përllogaritur mbi bazën e cmimeve të shportës së posaçme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët.”

Krahas vendimit për rritjen e pensioneve, qeveria miratoi sot edhe disa vendime të tjera, si barazimin e masës së shtesës pensioneve të posaçme shtetërore, prej të cilit përfitojnë 286 persona.

Tv Klan