Qeveria shqiptare do t’i kërkojë palës italiane që të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit që penalizon kompanitë “Call Center”, ose të rishikojë edhe njëherë nenet të cilat prekin firmat që operojnë në Shqipëri.

Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë:

Do t’i bëjmë një kërkesë palës italiane dhe t’i sqarojmë penalizimet që i ndodhin ekonomisë shqiptare, ndërsa ambasada jonë në Itali ka organizuar takime në ministritë homologe.

Drejtuesit e kompanive “Call Center” janë shprehur të shqetësuar, pasi në të ardhmen kontratat e reja për reklamim dhe shitje mallrash do të synojnë të lidhen me vendet e Bashkimit Europian. Madje që tani, një pjesë e mirë e investitorëve ngurojnë të pajtojnë operatorët shqiptarë.

Milva Ekonomi, ministre e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit:

Prekemi të gjitha nga kjo situatë, efekti i parë që kemi është frenimi i kontratave të reja. Ne do të mundohemi ta zgjidhim sa më shpejt, nuk ka ende në datë se kur e merr vendimin Senati dhe besoj se koha është e mjaftueshme.

Dhoma e Deputetëve në Itali ka kaluar ndryshimet në ligjin se si operojnë kompanitë e “Call Center”, përveç rritjes së taksave për firmat që janë jashtë Shqipërisë dhe ndryshimeve në paga, tashmë operatorët janë të detyruar të thonë vendin e origjinës nga telefonojnë. Ky sektor ka 25 mijë të punësuar në Shqipëri dhe shumica e kontratave janë të lidhura me Italinë./ TV KLAN