Me qindra pasagjerë, të cilët prisnin të largoheshin nga Benidrom e Spanjës mbetën atje, pasi EasyJet anuloi udhëtimet… Arsyeja? Punonjësit kishin punuar më shumë seç duhet…

Siç shkruan e përditshmja britanike “The Mirror”, pasagjerët të cilët udhëtonin nga Alicante apo e kundërta, u kthyen mbrapsht nga kompania ajrore ditën e diel, pasi u deklarua se stafi kishte punuar mbi orarin zyrtar.

Shumë prej udhëtarëve thanë se u njoftuan pasi kishin lënë valixhet. Ata shpjeguan se kjo shkaktoi kaos e panik, pasi shumë prej tyre duhet të ktheheshin në punë, apo kishin fëmijë të cilët duhet të riktheheshin në shkollë.

Shumë prej udhëtarëve u shprehën të indinjuar dhe se nuk iu kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë./tvklan.al