Qindra persona i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit 21-vjeçares Ariela Murati, studentes e cila u vra me armë zjarri një ditë më parë në kryeqytet.

Familjarë, të afërm, miq, studentë të Fakultetit të Drejtësisë, si dhe banorë të zonës kanë përcjellë trupin e pajetë të së resë drejt varrezave të Zharrëzës, në Fier.

Trupi i saj u tërhoq të dielën në mbrëmje nga Spitali i Traumës, për të vijuar këtë të hënë me ceremoninë mortore të vajzës, të cilën miqtë në rrjetet sociale e quajnë “

engjëll”

, e

“një vajzë të shkëlqyer”

.

Rreth orës 14:50 minuta të së dielës Aldison Belulaj i doli para Ariela Muratit, e cila ishte e shoqëruar nga motra dhe vajza e tezes. Ai e qëlloi të renë me dy plumba e më pas e ktheu armën nga vetja. Studentja në vitin e tretë të Drejtësisë gjeti vdekjen, ndërsa Belulaj ndodhet i shtruar në spital në gjendje kome.

Familjarët e këtij të fundit mësohet se janë marrë në mbrojtje nga policia, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës.

/tvklan.al