lulelakeer

Përbërësit:

150 g lulelakër

2 lugë çaji kripë

1 lugë çaji piper

2 thelbinj hudhër të grirë

100 g qepë të prera hollë

50 g majdanoz të grirë

100 g miell

70 g djathë parmixhan të grirë

1 vezë

vaj për skuqje

Përgatitja:

Ziejmë derisa të jetë zbutur lulelakrën, më pas e vendosim në një enë dhe e shtypim derisa të bëhet si brumë. Shtojmë lart kripën, piperin, hudhrën, qepët, majdanozin, miellin, djathin parmixhano dhe vezën. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe formojmë qoftet me dorë, duke i dhënë formën që dëshirojmë. I kalojmë në miell nga të dyja anët dhe i skuqim në vaj të nxehtë. /tvklan.al