prootesta Shoqëria civile ka protestuar kundër paketës së re fiskale dhe projektbuxhetit për vitin 2014, duke i thënë njëzëri “jo” rritjes së taskave. Në protestën e mbajtur përpara Piramidës, Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Altin Goxhaj, tha se shqiptarët po shkojnë drejt rrënimit ekonomik me masat e reja fiskale, duke theksuar se personat më të prekur do të jenë pensionistët, fermerët dhe invalidët. Të revoltuar u shprehën edhe ish të përndjekurit politik, ndërsa nuk munguan as të rinj të cilët, ndonëse më 23qershor kishin votuar për t’u qeverisur nga kryeministri Rama, i kujtuan këtij të fundit të reflketojë, pasi do të përballjet me revoltën qytetare të armëve kimike. Protesta e shoqërisë civile u mbështet edhe nga Partia Demokratike. Kryetari Basha tha se partia e tij mbështet çdo protestë, të grupeve të ndryshme shoqërore, sidomos tani që çdo qytetar do të paguajë më shumë taksa. Lëvizja e nisur nga shoqëria civile, pritet që të përshkallëzohet gjatë javës së ardhshme. Organizatorët e saj paralajmëruan mbajtjen e një tjetër proteste përpara godinës së Kryeminsitrisë.