Së paku 40 pacientë në Angli humbën jetën ose u sëmurën rëndë për shkak të vonesave të mjeteve të emergjencës, shkruan Daily Mail. Sipas një burimi anonim, një person në qytetin Lowestoft të Anglisë, vdiq nga i ftohti pasi priti 16 orë për një ambulancë.

Raporti i publikuar nga Shërbimi i Ambulancës në Lindje të Anglisë, paralajmëroi se shifra ka të ngjarë të jetë vetëm “maja e ajsbergut” ndërsa hetimi thellohet.

Njëra ishte Marie Norris, 81 vjeç, e cila vdiq në shtëpinë e saj në Clacton, Essex, më 2 janar pasi kishte pritur gati katër orë për një ambulancë.

Incidentet tronditëse përfshinin një pacient në Norwich i cili vdiq pas një pritjeje shtatë orë për një ambulancë pas një sulmi në zemër.

19 nga 40 persona që kërkuan ndihmë, humbën jetën për shkak të vonesave të ambulancës.

Megjithatë, shifrat e publikuara më vonë flasin për një dyfishim të numrit të pacientëve deri në 80 të cilët janë sëmurur rëndë apo kanë ndërruar jetë. Banorët akuzojnë autoritetet se kanë shkuar më pushime në një kohë krize për vendin, gjë që ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit./tvklan.al