palmita

Qyteti i ylberit. Kështu konsiderohet tani qyteza e Palmitas në Meksikë, e ndodhur vetëm një orë larg kryeqytetit Meksiko. Vetëm pak muaj më parë, Palmita, e shtrirë mbi faqen e një kodre, ishte një qytezë e zymtë, ku mbizotëronte grija dhe ndërtesat e çrregullta. Një pamje që kishte ndikuar jo pak në cilësinë e ulët të jetesës së rreth 1800 banorëve.

palmita 1

Por drejtuesit lokalë vendosën t’a gjallëronin qytezën, duke i dhënë këtë pamje shumëngjyrëshe. Forma harmonike e lyerjes së fasadave, që të jep pamjen e një ylberi është vepër e grupit të artistëve të rrugës Germen Crew. Brenda pak muajsh, ata lyen 209 shtëpi, ku banonin rreth 450 familje.

palmita 2

Kohët e fundit, projekti ka patur një impakt të jashtëzakonshëm tek banorët lokalë. Atij i atribuohet rënia thuajse në nivele zero e dhunës dhe kriminalitetit dhe afrimi i banorëve me njëri-tjetrin. Ndërtesat janë bërë më tërheqëse dhe vlera e tyre e tregut ka pësuar një rritje të konsiderueshme.

Tv Klan