Fluksi për shkak të regjistrimit në kopshte dhe çerdhe. Rreth 300 prindër i drejtohen çdo ditë Drejtorisë së Higjenës me qëllim realizimin e analizës së koprokulturës për fëmijët që shkojnë për herë të parë në çerdhe apo kopësht. Kërkesa e lartë ka çuar në radhë dhe orë pritje.

Drejtuesit e këtij institucioni thonë se po përpiqen të menaxhojnë situatën, e cila është e tillë çdo vit në të njëtën periudhë.

Analiza e koprokulturës është një ndër dokumentet e detyrueshëm për fëmijët që shkojnë në kopësht apo çerdhe.

Analiza e koprokulturës shërben për të vërtetuar se fëmija është i shëndetshëm dhe nuk është bartës i infeksioneve ngjitëse.

Tv Klan