Gjatë 12 orëve të fundit janë mbi 11 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj që kanë shfrytëzuar pikën kufitare të Kakavijës për të shkuar në Greqi.

Pala shqiptare është duke punuar me procedura të përshpejtuara dhe 9 sportele të hapura, ndërsa akuzohet se është dogana e vendit fqinj ajo që nuk ka shtuar numrin e sporteleve.

Gjatë një inspektimi në këtë pikë drejtorja për Kufirin dhe Emigracionin Aida Hajnaj tha se ka kërkuar na pala greke marrjen e masave për të ulur numrin e radhës. Policia u bën thirrje qytetarëve që udhëtojnë drejt shtetit grek që të kalojnë në pikat kufitare alternative si ajo e Qafë Botës dhe Tre Urat./Tv Klan