rama-permet

Për Edi Ramën janë 3 arsyet përse vota e 21 Qershorit është e rëndësishme, në mënyrë që bashkitë e majta të fitojnë kohën e humbur në 2 vjeçarin kur qeverisja qendrore ishte në duart e Partisë Demokratike

Në Përmet, ku të majtët rikandidojnë Gilberto Jaçen, Rama sulmoi kandidatin e opozitës, që sipas tij, nuk ka asnjë program për zhvillimin e zonës.

Takimet e kreut të qeverisë vijuan në Këlcyrë ku premtoi investime 1.5 milionë dollarë në rrjetin e Ujësjellësit dhe projekte të tjera.

Ndërsa në Libohovë, kreu i qeverisë nënvizoi rëndësinë që merr fshati me ndarjen e re administrative.

Kreu i qeverisë u tha banorëve se këto zgjedhje janë të rëndësishme për infrastrukturën lokale dhe për atë që kandidatët ofrojnë për përmirësimin e jetës së përditshme.

Tv Klan