Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Akademia e Shkencave duhet të reformohet, në të kundërt nuk do të marrë asnjë qindarkë.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë i është përgjigjur akademikut Artan Fuga duke dalë në krah të tij, i cili bëri letër të hapur ndaj Kryeministrit.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës

, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

 Akademiku Artan Fuga kërkon të ndalen zgjedhjet për kryesinë e re të Akademisë së Shkencave, që sipas tij janë jashtë standardeve dhe të papërgatitura.

/tvklan.al