Edhe pse Akademisë së Shkencave iu hoqën fondet për kërkimin shkencor, për këtë të fundit do të mbështetet universiteti përmes një biblioteke shkencore elektronike. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me maturantë dhe student të ekselencës.

 “

Këtë vit do rrisim mbështetjen për kërkimin shkencor, pasi bibliotekat shkencore të universiteteve janë lënë në mëshirë të fatit, dhe të tjerët janë pasuruar, kështu do keni biblioteke shkencore elektronike

Kemi Akademi Shkencash që i ka mbetur vetëm emri dhe universitet që s’ka bibliotekë të mirëfilltë, prandaj ne do u japim lekë universiteteve për bibloteka, dhe studentët do marrin kurse anglishteje falas dhe këtë do e financojmë vetë, do sjellim mësues

.

Kreu i qeverisë ftoi studentët që të marrin pjesë në debate për gjërat që duan të ndryshojnë, apo edhe duke dhënë kontributin e tuaj në platformën e bashkëqeverisjes. Rama vlerësoi reformën në arsimin e lartë dhe maturën shtetërorë si një arritje pozitive, e cila solli një proces akademik cilësor të bazuar tek merita.

Tv Klan