Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë emigrantëve të sigurojnë nga 10 vota për Partinë Socialise, duke telefonuar të afërmit e tyre në mënyrë që të kenë Shqipërinë që duan.

Ju lutem, ngrini telefonin, flisni me njerëzit e shtëpisë, me farefisin, fqinjët, të njohurit  tuaj këtu në Shqipëri, bëjini 10 vota të sigurta për Shqipërinë që duam, punë dhe mirëqenie. Unë ju siguroj që ne do të 10-fishojmë forcat tona, siç luftuam dhe fituam për Vettingun, ashtu do të luftojmë dhe do të fitojmë për të rritur ekonominë dhe mirëqenien.

Rama tha se ndryshe nga më parë, komunikimet javore të këtyre javëve deri në zgjedhje do t’i bëjë direkt nga vendi ku po realizon fushatë.

Duke folur nga Elbasani, Rama tha se “sot dua t’u drejtohem të gjithë miqve të këtij rrjeti që janë në emigracion, atyre që e kane të pamundur të vijnë në Shqipëri dhe të hedhin votën për Partinë Socialiste.”

Thuaji njerëzve tuaj të zgjedhin njerëzit, njerëzit që i duhen punës së madhe që kemi përpara dhe ju t’u japin punë atyre që skano lidhje me këtë punë, vetëm e vetëm sepse janë me ato ngjyra. Kërkojuni të votojnë të votojnë PS-në dhe të na mbështesin, të më mbështesin, për t’i dhënë një fuqi shumë më të madhe Shqipërisë

.”

Kryeministri tha se ai besonte që kjo ishte hera e fundit që emigrantët nuk votojnë nga vendet ku ata jetojnë, “

sepse ne kemi nisur punën, një punë kolosale për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, të cilët për çerek shekulli nuk i numëroi kush, nuk i llogariti kush, nuk i deshi kush në vendin e vet.

Rama tha se pa emigrantët Shqipëria nuk do i kishte mbijetuar tranzicionit dhe nuk do ta kishte fuqinë e ëndrrave dhe shpresës që ka./tvklan.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154792668131523/