rama-8

Përpara drejtuesëve të bankave të nivelit të dytë, qeveria ka prezantuar modelin që ajo ka për rritjen e financimeve të projekteve në sektorit bujqësor përmes projektit të Fondit Kombetar të Garancisë në Bujqësi.

Kryeministri Rama, duke pranuar se qeveria nuk i ka mundësitë financiare, pavarësisht vëmendjes së madhe që i ka kushtuar këtij sektori, duke dyfishuar financimet për projektet në agrobiznes, u kërkoi bankave të rrisin kreditimin, pasi risku për to është 0.

Modeli që propozon qeveria për kreditimin e fermerëve përjashton mundësinë që ata t’u drejtohen drejëpërdrejtë bankave.

BERZH është ofruar si mbështetëse e këtij projekti të qeverisë shqiptare në mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe përfaqësuesi i këtij institucioni të rëndësishëm financiar, prezanton dhe mundësitë sesi mund të bashkëpunojnë me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

Ministri i Bujqësisë lajmëroi se qeveria shqiptare do të investojë afro 100 milionë euro në sektorin e bujqësisë për ta kthyer në sektorin kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Tv Klan