ramaKryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë kremtuar nga katedralja e Korçës festën e Pashkëve.

Gjatë paraditës së sotme Rama,  i shoqëruar edhe nga zv.kryeministri Niko Peleshi, ndau urimet me mitropolitin imzot Johanin në Kishën e Mitropolisë të këtij qyteti.

Ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha pas vizitës në Katedralen Ortodokse në Tiranë bëri thirrje për më shumë përgjegjësi, dhembshuri dhe solidaritet.

Edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij I ka uruar pashkët nga katedralja ortodokse të gjithë besimtarëve të krishterë.

Tv Klan