Edhe pse qeveria Berisha i përqendroi investimet e saj në 8 vite në infrastrukturën rrugore, duket se asnjëherë nuk mjafton.

Në të gjithë bashkëbisedimet që Kryeministri Rama ka zhvilluar me fermerët për t’i bindur për të përfituar nga fondi i garancisë kombëtare në bujqësi, shqetësimi më i madh që ata shprehin është mungesa e rrugëve.

Të njëjtin problem i kanë shprehur njëzëri të gjithë banorët e fshatit Perondi kryeministrit në takimin që zhvilloi mesditën e të premtes, por Rama e akuzon paraardhësin se me strategjinë e tij në investime e zhyti vendin në borxhe.

E ndërsa ish-Kryeministrit Berisha i faturon shumë probleme që vuajnë qytetarët nga keqqeverisja 8-vjeçare, aleatit të tij, Meta, Rama i vlerëson aftësinë për të vendosur njerëzit në radhë.

Tv Klan