Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve në Gjirokastër  të bindin çdo mbështetës të opozitës të mos i bashkohet thirrjes së Partisë Demokratike për bllokimin e rrugëve në protestën e paralajmëruar të hënën, një ditë para mbërritjes në Tiranë të negocioatorit David McAlister.

“Sepse nuk mund të përqafojnë një alternativë që bllokon rrugët që të mos pushohen nga puna gjykatës e prokurorë të korruptuar që u kanë siguruar pandëshkueshmërinë e atyre që janë në çadër.

Frika e drejtuesve të Partisë Demokratike nga drejtësia sipas kryeministrit synon ta çojë vendi drejt një skenari të ngjashëm me atë të 20 viteve më parë.

“ 97 e bënë ata që jane në çadër. Ata që janë të ngujuar në çadër kanë frikë nga drejtësia. Ajo frikë i ka çuar të mbyllen dhe t’i zenë bulevardin vizitorëve, ne jemi me vendosmërinë më të madhe jo vetëm mos lejojmë tu përsëritet historia tragjike e 20 viteve më parë pa shtet pa rend e siguri dhe të mos lejojmë tu mbyllet rruga e drejtësisë”

Rama tha se Partia Socialiste është e vendosur të shembë murin e padrejtësisë që pengon të ardhmen e Shqipërisë që sipas tij janë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Janë armiku i PS e dhe ne do te luftojme deri ne fund dhe nuk do të tërhiqemi nga presioni i asnjë çadre, kërcenimi dhe shantazhi”.

Ndaj dhe fitoren e 18 Qershorit, Rama e sheh ndryshe nga ajo e 4 viteve më parë.

Tv Klan