Nga New Jorku kryeministri ka fluturuar për në Bruksel ku mëngjesin e kësaj të hëne ka pasur një takim me15 ministrat e jashtëm të vendeve të BE, organizuar nga grupi miqtë e Shqipërisë, pjesë e të cilit ishte dhe shefja e diplomacisë europiane të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe komisionieri për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të anëtarësimit, Johannes Hahn.

Tepër optimist, pas mëngjesit të punës,  kryeministri deklaron se në Dhjetor vendet anëtare do të përqafojnë rekomandimin e komisionit europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri vazhdon të këmbëngulë se kusht për çeljen e negociatave është zbatimi i ligjit të Vetting-ut dhe jo zgjedhjet parlamentare të 2017.

Ministri i jashtëm austriak dhe homologu i tij italian, organizatorë të takimit, duken po aq optimistë sa Kryeministri Rama, që në Dhjetor ministrat e vendeve anëtare të BE do të miratojnë rekomandimin e Komisionit Europian.

Ministrat që kanë marrë fjalën kanë vlerësuar reformat në Shqipëri, ministri i jashtëm hollandez, vendi i të cilit është momentalisht kundër hapjes se negociatave është shprehur se për Shqipërinë do të ketë një vlerësim strikt dhe të ndershëm.

Tv Klan