Kryeministri Rama ka paralajmëruar nisjen e një plani operacional për të gjithë ata që abuzojnë me energjinë elektrike.

Kreu i ekzekutivit thotë se i lihen vetëm 5 ditë kohë hajdutëve të energjisë dhe pas këtij afati, Policia e Shtetit dhe kompania e Shpërndarjes së Energjise zbresin në terren dhe për të gjitha ata që konstatohen se nuk e paguajnë këtë mall thotë se i pret burgu.