Rama-energjia

Kryeministri Rama ka paralajmëruar nisjen e një plani operacional për të gjithë ata që abuzojnë me energjinë elektrike.

Kreu i ekzekutivit thotë se i lihen vetëm 5 ditë kohë hajdutëve të energjisë dhe pas këtij afati policia e shtetit dhe kompania e shpërndarjes së energjisë zbresin në terren dhe për të gjithë ata që konstatohet se nuk e paguajnë këtë mall thotë si i pret burgu.

Por të njëjtin fat kryeministri thotë se i pret dhe gjyqtarët që do të lirojnë këta hajdutë të energjisë elektrike.

Operacioni do të nisë nga konsumatorët e mëdhenj siç janë bizneset e mëdha.

Nga abuzimet me energjinë elektrike shtetit i shkaktohet një dëm prej 150 milion eurosh.

Kreu i qeverisë pranoi edhe heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh për konsumatorët familjarë, por garanton se çmimi i energjisë nuk do të rritet.

Kreu i qeverisë u ndal në këtë dalje publike edhe tek aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje, duke thënë se ndërhyrjet kanë çuar në rënien e ndërtimeve të paligjshme dhe duke paralajmëruar se aksioni do të shtrihet hap pas hapi në mbarë vendin.

Tv Klan