ramaaaa

Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allemanje Zaitung” Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se marrëdheniet e tensionuara me Serbinë nuk janë një krizë e re, por thjesht një reminishencë e krizës shekullore të besimit mes palëve.

Sipas tij BE-ja është mjaftuar me një deklaratë fatkeqe të nesërmen e incidenteve të Beogradit, ndërsa Berlini dhe kancelarja Merkel kanë pasur një rol të pazëvendësueshëm në kapërcimin e ngërçit të krijuar mes dy vendeve lidhur me takimin e paracaktuar.

Rama thotë se përcaktimi i datës 10 nëntor për vizitën në Beograd ishte një vendim i përbashkët pas një telefonate të gjatë me kryeministrin Vuçiç.

Sipas tij ky nuk është një refuzim por vullnet për t’i kapërcyer vështirësitë.

Rama thotë se “Shqipëria e Madhe” është kryesisht një makth i serbëve që shfaqet hera-herës dhe jo një projekt shqiptar.

“Edhe pëlhura e ngarkuar me simbole kombëtare shqiptare që u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk është as flamuri ynë, as flamuri i ndonjë Shqipërie që ne kemi në plan – thotë Rama duke shtuar se “ëndrra jonë aspak e fshehtë, është Europa e Madhe jo Shqipëria e Madhe.

Rama thotë bota demokratike që merret ende me dronin as që u infomua se në stadiumin e Beogradit u ulërit për 40 minuta rresht: “vdekje shqiptarëve, vritini shqiptarët, vritini vëllezërit e kroatëve”!

Tv Klan