Ishte një përballje në të njëjtën kohë, por në distancë. Kryeministri Edi Rama fliste nga salla e Kuvendit, Lulzim Basha fliste nga çadra e ngritur e opozitës ku po protestën për të 6 ditë kundër qeverisë, duke kërkuar zgjedhje të lira dhe një qeveri teknike.

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Rama pranoi se varfëria mbetet ende një problem për vendi, por sipas tij opozita si hienë nuk kërkon gjë tjetër veçse të fitojë nga njerëzit e varfër.

“Pensionistët nga muaji mars do të kenë pension më të lartë. Në vazhdim duhet të bëjmë më tepër për pensionistët. Rritja ekonomike në vend 3.5% dhe FMN thotë se është rritur konsumi. Rritja reale e konsumit është 3%, dhe ne shmangëm kolapsin financiar. Flasin me një përçartje ku nuk kanë asnjë raport me të vërtetën, por vetëm një synim, të tërheqin për hunde sa më shumë njerëz të varfër e të dëshpëruar me gënjeshtra pas gënjeshtrash, si hiena që jetojnë me kërma”

, deklaroi Rama.

Basha: Ja kur e votojmë vetting-un 

I akuzuar vazhdimisht se me bojkotin e parlamentit, opozita po pengon reformën në drejtësi Lulzim Basha ka folur hapur se kur opozita voton 7 ligjet e Vetting-ut.

Kjo mazhorancë e ka frikë reformën në drejtësi. Edi Rama dhe Ilir Meta duan t’i emërojnë vetë ata që do bëjnë drejtësi. Ne nuk mund të pranojmë një drejtësi të kapur nga Edi Rama. Nëse nuk kanë frikë për vetting-un, iu them se pas një qeverie teknike urdhëroni ta bëjmë vetting-un. Dhe aty do shohim se kush ka frikë nga drejtësia . PD do ta votojë reformën në drejtësi, por vetëm sipas përcaktimeve evropiane të reformës në drejtësi. T’i hapim rrugë qeverisë teknike dhe të ndryshoj më se bashku 7 ligjet e vetting-ut. Në të kundërt bashkë me qytetarët do zgjimin çështjen e drejtësisë dhe atë të zgjedhjeve të lira e të ndershme

”.

Pas takimit të dytë që zhvilloi me eurodeputetin Knut Fleckenstein, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se protesta e opozitës do të vijojë.

Kjo nismë me zgjedhje të lira e të ndershme, e për këtë nuk do ketë asnjë kompromis apo negociatë. Qeveri teknike ose populli do të qëndrojë këtu. Parlamenti i shqiptarëve është këtu, atje është vetëm shtëpia e krimit. Në shtëpinë e lirisë çdo qytetar është sovran i interesave të tij. Ndaj ta kenë të qartë ata që ende nuk na kanë dëgjuar, se tërheqje nuk do të ketë, nuk do të ketë asnjë hap prapa për zgjedhje të lira e të ndreshme përmes largimit të kësaj qeverie”.

/tvklan.al