Pavarësisht deklaratave në gjirin e koalicionit të majtë, vetë 2 bashkëkryetarët nuk e ndërpresin komunikimin konstant mes tyre.

Këtë javë, takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeparlamentarit Ilir Meta nuk u zhvillua si zakonisht të mërkurën, duke u shtyrë për mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qëndruar rreth 60 minuta në një prej lokaleve në periferi të Tiranës.

Nuk jepen detaje nga takimi, megjithëse Televizioni Klan kontaktoi me stafet e tyre të komunikimit.

Takimi i tyre vjen vetëm një ditë pas përplasjes se deklaratave të Luan Ramës dhe Saimir Tahirit për çështjen e kanabisit, si dhe kur është mbushur një muaj nga protesta e opozitës përpara Kryeministrisë.

Tv Klan