Rama Vucic

Intergimi në BE, Kosova, “Shqipëria e Madhe”, bashkëpunimi mes dy vendeve apo dhe ndeshja e kombëtareve të futbollit ishin në qendër të debatit televiziv mes Kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç të zhvilluar pak ditë më parë në Vjenë dhe të transmetuar së fundmi.

Duke e konsideruar të rëndësishëm bashkëpunimin ekonomik, dy kryeministrat thanë se janë duke ecur në rrugën e bashkëbisedimit për çështjet e mbetura pezull.

Një temë e nxehtë ishte çështja e Shqipërisë së Madhe, për të cilën Rama tha se është një ushqim për nacionalistët, ndërsa Vuçiç kërkoi të bëhet kujdes kur përmendet kjo çështje.

Të dy kryeministrat thanë se po punohet për shtensionimin e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe e tillë do të jetë ndeshja e futbollit e dy kombëtareve.

Vuçic tha se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën, por duke bërë edhe një deklaratë ndryshe nga ato të kaluarat.

Në fund moderatorët i pyetën kryeministrat se çfarë donin të ndryshonin në qeveritë e njëri – tjetrit, pyetje që nuk kaloi pa batuta.

Debati u transmetua sot në disa vende të rajonit në të njëjtën kohë edhe nga televizionet publike.

Tv Klan