Rama-78Edi Rama vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste të Deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, dhe reagimin e tij të parë dhe akuzave forta ndaj tij, i bëri në një mbledhje të mbyllur, ndërsa fjalën e gjatë të mbajtur përpara të zgjedhurve socialistë që duket se kanë qenë surprizuar nga vendimi një vendim i tillë për përjashtimin e Doshit e publikojë vetëm pak minuta pas mbledhjes në faqen e tij në Facebook.

Që në krye të fjalimit të tij, Rama shpreh pakënaqësinë për rrethanat që e detyruan të mbajë një qëndrimin të tillë për të cilin thotë se nuk do të kishte dashur të ndodhte.

Më pas ai rreshton në mënyrë të detajuar të gjitha ato që i quan arritje të qeverisë duke thënë se ndihet krenar për gjithë çfarë kanë bërë ministrat e tij në një vit e gjysmë të qeverisjes.

Edi Rama – Kryeministë i Shqipërisë: “Jam krenar që sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin në duhur. Por nga ana tjetër, i kjo do të thotë po ashtu se njerëzit presin nga ne shumë më tepër se ç’është bërë deri më sot.  Së bashku, duhet të sfidojmë çdo ditë vetveten, për të mos rënë në kurthin e pakënaqësive personale apo të ngurrimit përballë pengesave të përditshme, që dalin në rrugën tonë aspak të lehtë të reformave.”

Si një përgjigje ndaj akuzave të Doshit se nuk është mbajtur asnjë premtim dhe  se shkodranët janë të zhytur në varfëri Rama thotë se e morën vendin në krizë ekonomike por megjithatë sipas tij qeveria ka rezultate inkurajuese edhe pse përpiqet të justifikojë pakënaqësitë që ka në adresë të ministrave duke thënë se askush nuk është i pagabueshëm.

Edi Rama – Kryeministë i Shqipërisë:Askush nga ne nuk është i pagabueshëm. Aq më pak janë të pagabueshëm ministrat, të cilët për shkak të detyrës kanë më shumë ngarkesë për të mbajtur dhe vendime për të marrë. Edhe më pak akoma, jam i pagabueshëm unë për vetë peshën e pazakonshme të detyrës së kryeministrit. Madje dua t’jua them hapur se nuk besoj që po të bënim një debat vetëkritik, ka ndonjë më vetëkritik sesa unë në këtë sallë për çfarë duhet të bëjmë më mirë.”

Rama duke iu drejtuar grupit parlamentar ku sot u vu re një pjesëmarrje e shtuar përfshirë dhe e ministrave thotë se inkurajon debatin e brendshëm në parti si dhe komunikimin solid mes ministrave dhe deputetëve, por jo duke bërë deklarata që sipas tij i japin mundësi kundërshtarëve të spekulojnë.

Edi Rama – Kryeministë i Shqipërisë: “Secili prej nesh ka një kontratë bashkëjetese me këtë parti dhe me këtë grup. Padyshim me secilin dhe secilën prej jush, mua më lidh përveç punës edhe një marrëdhënie njerëzore e veçantë. Por ashtu sikundër mosmarrëveshjet personale mes njëri – tjetrit nuk mund të jenë kurrë për mua, udhërrëfyes në qëndrimet e mia si kryeministër e kryetar partie ndaj çdokujt prej jush, unë nuk kam asnjë mundësi të mbështes apo lejoj në heshtje shkeljen, nga cilido këtu, të normave bazë të kontratës së bashkëjetesës sonë në këtë grup. Por askush nuk mund të mendojë të thotë, as këtu dhe as në publik, se i ka shpallur luftë qeverisë.

Në këtë grup gjithkush mund të ngrejë shqetësimin e korrupsionit dhe mund të flasë hapur, për çdo rast apo fakt konkret korrupsioni, me emër e mbiemër. Por askush nuk mund të ngrihet si i shqetësuar për korrupsionin, që t’i japë vetes rastin të flasë mbarë e mbrapsht për qeverinë, ministrat ose drejtuesit e institucioneve të shtetit.

Në fund të fjalës së tij Rama ka rreshtuar dhe argumentat përse kërkon largimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar që nuk do të ndodhte sipas tij nëse qendrimet e tij publike do të cënonin vetëm atë personalisht. Por kjo ndodh në kushtet kur deklaratat e deputetit Doshi sipas kanë cënuar dinjitetin e qeverisë dhe grupit parlamentar.

Edi Rama – Kryeministë i Shqipërisë: “Për të gjitha ato që në këtë grup janë të papranueshme, unë kam detyrimin të shpreh qartë dhe prerë, edhe pse me keqardhje, pikëpamjen time si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste, se deputeti Tom Doshi na e ka bërë të pamundur ta pranojmë në vazhdim si pjesë të grupit tonë parlamentar. Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupi dhe të kësaj qeverie.

Prandaj, unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare.”

Tv Klan