Nënstacioni i Golemit 110/20 kilovolt, që furnizon me energji zonën nga Plepat deri në Shkëmbin e Kavajës, ka përfunduar me një investim prej 900 milionë lekësh. Për Kryeministrin kjo nuk është gjë tjetër veçse Rilindje urbane pasi përveç vendosjes së trasformatorit të ri në këtë nënstacion, ai rendit disa projekte të tjera për zonën e urbanit.

Rilindje në kuptimi në vërtetë të fjalës nga pikëpamja e infrastrukturës e energjisë dhe infrastrukturës së Ujësjellës – Kanalizimeve. Këtu as drita, as uji dhe ujërat e zeza derdheshin në det dhe në gropa septike. Sigurisht që ka kërkuar kohën e vet. Ka dhe pak kohë që duhet të bëjnë durim njerëzit, sepse nuk mund të bëhen dot brenda ditës. Janë projekte që kanë pasur nevojë që të rishikohen nga e para. Janë investime që nuk janë bërë 40 vjet”.

Rilindjen Kryeministri e sheh dhe në sektorin e peshkimit, pasi thotë se ka tashmë një treg të formalizuar, ku sot numërohen 1000 vende më shumë. Duke drekuar me disa peshkatar dhe sipërmarrës të këtij sektori Kryeministri foli për hapat që qeveria e tij ka ndërmarrë për industrinë e peshkimit.

Tv Klan