Me flamuj kuq e zi dhe me himnin kombëtar Edi Rama mbylli fushatën në kryeqytet me një përmbledhje të gjithë rezultateve të arritur në mandatin e tij të parë duke kërkuar votat për një mandat të dytë pa aleatët.

Rilindjen urbane që është projekti më i sulmuar nga kundërshtarët dhe aleatet e tij, Rama e vlerëson si suksesin më të madh për Shqipërinë që duam.

Rilindja nuk është një prioritet i gabuar, por prioritet i munguar”.

 Me emër të përveçëm Rama përmendi  ish-ministrat e brendshëm socialist që sipas tij i kthyen dinjitetin policisë.

Si arritje të tijën kryesocialisti përmend dhe të drejtën për të protestuar pa u frikësuar për sigurinë e tyre, ndërsa thotë se siguri ka dhe për biznesin.

Me herët në mbylljen e fushatës në Kavajë, Rama kërkoi votat në 25 qershor për PS por dhe kandidatin e saj për bashkinë e këtij qyteti .

Rama zotohet se nëse merr një mandat për të qeverisur i vetëm pa aleatë do ta çojë flamurin kuqezi në BE.

Tv Klan