Projektligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare është bërë shkak për përplasje mes Kryetarit të Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule në njërin krah dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati e Kryeministrit Edi Rama në krahun tjetër.

I pakënaqur nga projektligji i propozuar, Dule u kërkoi propozuesve të tregojnë se cili shtet në botë ka një ligj të tillë dhe nga është marrë ai.

Ndërsa kryeministri Rama u përgjigj duke i kujtuar Dules se ligji do të jetë referencë edhe për shtetet e tjera rreth nesh, në referencë edhe për Greqinë, që të mësojnë si respektohen minoritetet.

Ligji është krenari për këtë parlament dhe që të tjerët rreth nesh të mësojnë se si respektohen minoritet

”, tha Rama.

Europa Vangjel nuk është as kishë ku nuk vihet në diskutim Zoti, as xhami ku nuk vihet në diskutim Allahu, Europa është një kontinent ku ne jemi pjesë, fakti se ne nuk jemi në bashkimin evropian nuk na bën ne më pak europianë dhe si europianë ne kemi të drejtën të themi çfarë mendojmë për bashkimin evropian. Dhe kjo nuk përbën as një mëkat dhe as një arsye që të vish këtu dhe të më vendosësh mua në gojë gjëra që nuk i kam thënë

.”/tvklan.al