Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Linda Halimit, këngëtares që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017.

“Ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017.

Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë. Forca Linda!”, tha kryeministri në një postim në Facebook, ku shpërndau edhe këngën e saj. 

 Eurovision 2017 zhvillohet në Ukrainë mes datave 9 dhe 13 Maj. Dy netët gjysmëfinale do të zhvillohen më 9 dhe 11 maj, ndërsa nata finale më 13 maj.

 Linda Halimi përfaqëson Shqipërinë në Festival pasi fitoi edicionin e 55-të të Festivalit të këngës në RTSH fundvitin e kaluar. /tvklan.al