Matematikani Gudar Beqiraj është kryetari i ri Akademisë së Shkencave. 28 nga 33 anëtarë votuan pro të vetmes kandidaturë në garë.

Me herët ai mbante detyrën e nënkryetarit. Myzafer Korkuti, ish kryetari edhe ky kandidaturë e vetme u zgjodh nën-kryetar. Procesi zgjedhor u parapri nga një qëndrim i kryeministrit Edi Rama që e cilësoi atë një farsë. Në postimin e tij në rrjetet sociale Edi Rama, paralajmëroi se “

Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të dorëzojë godinë! Prandaj stop farsës”.

“Ka qenë i hapur procesi dhe në votim mund të merrte pjesë kushdo”.

Në një reagim të dytë pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit kryeministri tha se akademia zgjodhi farsën, ndaj do ti hiqen fondet dhe ato do ti shkojnë Universitetit për kërkimet shkencore. Në replikën e tij Myzafer Korkuti, tha:

“Nuk është i informuar.  Nuk është i informuar. Akademia është institucioni i pavarur nga qeveria dhe do te ketë fonde sepse ne jemi pjesë e gjithë projektit Ballkanit Perëndimor në fushën e kërkimit shkencor”

Kryetari ende në detyrë tha se reforma do të vazhdoje duke sqaruar edhe pozicionin e akademikut Artan Fuga, që më herët ashtu si edhe kryeministri i quajti zgjedhjet një farsë. 

“Akademi me institute dhe me dy seksione të mëdha; seksionin e shkencave albanologjike dhe seksionin e shkencave tekniko-natyrore. Varianti i dytë është gjithë akademia me institutet albanologjike dhe një variant i tretë akademik pa institute”. Zoti Fuga të respektojë statutin dhe ligjin që ka shteti”. 

Fillimisht kryetari i ri do te dekretohet nga Presidenti i Republikës për të vazhduar reformën e nisur për përzgjedhjen e variantit më të mirë për kërkimin shkencor.

Tv Klan