Për të bindur fermerët e Manzës, në Durrës, që të përfitojnë Fondi i Garancisë Kombëtare, kryeministri Edi Rama iu kërkoi prodhuesve që të bashkohen për tu kthyer në kooperativat e dikurshme, edhe pse nuk preferoi t’i vendoste këtë emër

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Rama u përfshi në debat me një nga fermerët e Manzës. Pavarësisht këmbënguljes së fermerit për të marrë fjalën, kryeministri nuk e lejoi.

Duke e parë gjendjen tënde shumë të rënduar, më le të mbaroj dhe të vazhdoj me të tjerët. Nuk ta jap fjalën dhe mos e zgjat. Të lutem mos na shqetëso më, e di që je socialist, je shumë socialist, por kjo s’të jep drejtë. S’ke ardhur nga puna, ke ardhur nga rakia

“, deklaroi Rama.

Sipas Ramës sfida për bujqësinë mbetet kthimi i fermerit nga prodhime për mbijetesë, në prodhime si një biznes i vogël./TV KLAN