Publikimi i dëshmisë së Abert Veliut nuk e ka lëkundur qëndrimin e kryeministrit që të mendojë se gjithçka është e inskenuar për të luftuar ministrin e Brendshëm për të cilin nuk i kursen vlerësimet dhe deklaron se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.

Unë i jam drejtuar një agjencie të specializuar, adresën nuk mund tua jap, dhe ajo çfarë kam bërë ka qenë urgjente për mua. Nuk ka vlerën e një prove, provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë cilado që të jetë ajo, Prokuroria, por për sa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë, dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë. Besoj që dita e djeshme duhet t’u ketë dhënë të gjithëve mundësinë të shihni përmes audio-video sh.p.k.-së të PD se në çfarë derexheje është katandisur PD, se çfarë mungese të plotë respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve, dhe se pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë për diçka që e ka pasur në dorë më parë

”.

I sapo kthyer nga Samiti i Sofjes, Rama ripërsërit edhe me i bindur se i di qëllimet e opozitës, që sipas tij janë shkatërrimi i procesit të negociatave.

Në një kuptim unë e falenderoj PD që e bëri shumë të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it dhe arsyen pse e publikoi tani është e qarte…

E sa i takon pritshmërive që ka për vendimmarrjen e qershorit pas Samitit të Sofjes kur krerët e BE u takuan me krerët e Ballkanit perëndimor për të diskutuar për mundësitë e reja të afrimit, Rama thotë se edhe me optimist se në nisje. Megjithatë sa kohe që 3 nga shtetet me influencë si Gjermania, Franca dhe Holanda ende s’kanë një përgjigje përfundimtare ai thotë veç skepticizmit të Brendshëm ndikon dhe balta e opozitës.

I njohur për karakterin e tij impulsiv në marrëdhënie me gazetaret nuk ka munguar dhe një debat i kryeministrit edhe me një nga reporterët e pranishëm në konferencë, debat që vendosi dhe mbylljen e konferencës së zhvilluar ne Aeroportin e Rinasit.

Tv Klan