Edhe nga Kukësi, kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë deklaratave të tij për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit edhe pa opozitën. Përpara të rinjve të këtij qarku që votojnë për herë të parë, kreu i qeverisë tha se nëse PD nuk shkon në zgjedhje, PS është e gatshme të marrë barrën që t’i përfaqësojë edhe ata.

“Një politikan që ka frike të përballet  me drejtësinë nuk i duhet dreqit jo më popullit. Thojuni atyre që nuk besojnë tek PS, se në kushtet kur PD ngujohet në çadër dhe nuk vjen në zgjedhje ne do ndërmarrim përsipër barrën për t’i përfaqësuar edhe ata”.

Rama kërkoi që vota e 18 qershorit të jetë edhe një hakmarrje për gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe ndëshkim për opozitën nëse nuk hyn në zgjedhje.

Sa baballarë kanë humbur pronën nga gjykatës të korruptuar, merrni hak për të gjithë ata baballarë.  Në qoftë se ata që janë ne çadër nuk kanë burrërinë të dalin për zgjedhje, ata duhen pushuar, pasi janë votuar për të punuar për njerëzit, dhe jo t’ia u bëjnë te pamundur drejtësinë”

.

Më herët kryeministri  mori pjesë në shpërndarjen e 200 lejeve të legalizimit ku premtoi se qeveria do të vijojë investimet në këtë qytet, duke përmendur projektin e unazës së qytetit.

Tv Klan