Kreu i socialistëve Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës në Himarë u ndal tek investimet e kryera në këtë zonë në kuadër të Rilindjes Urbane, dëshmi sipas tij e qeverisë për ta kthyer këtë pjesë të bregut në një zonë të turizmit elitar.

Banorëve të Himarës u tha se renditja e Vangjel Dules dhe Dashamir Tahirit në listën e Partisë Demokratike të Vlorës është një arsye më shumë për të mbështetur Partinë Socialiste në 25 qershor.

Rama tha se vota e së dielës është një detyrim patriotik për himariotët dhe gjithë shqiptarët, pasi nga ajo do të varet edhe e ardhmja e vendit.

Rama nuk nguroi të kërkojë edhe votat e  mbështetësve të PD e LSI, duke thënë ka ardhur koha që ata të mos trajtohen  si pronë nga partitë e tepsisë.

/Tv Klan