Pas të dielës së zgjedhjeve Edi Rama shprehet i hapur për të pranuar çdo opsion përveç atij për të bashkëqeverisur sërish me LSI.

Me LSI jo, çdo opsion tjetër për mua është i mundshëm.”

Përballë një paneli gazetaresh shpjegon arsyet perse nuk do ta ndajë me partitë e vogla drejtoritë dhe agjencitë e shtetit.

Unë skam nis asnjë luftë me LSI. Ajo e ka kthyer në art këtë punën e këmbimit të votave me drejtori dhe unë e kam ditë, nuk e mora vesh sot, por duhet të marrë fund ky sistem.”

Për marrëveshjen me Bashën, ai thotë se kryetari i Partisë Demokratike nuk kishte rrugë tjetër përveçse të dilte nga çadra.

Rama u përball edhe me premtimet e bëra para ardhjes në pushtet dhe ironizoi kur pranoi dështimet.

“Ok jam komplet i dështuar…”

Sa i takon rilindjes urbane ai e cilëson si suksesin e padiskutueshëm që do ta shtrijë edhe në mandatin e dytë nëse do ta fitoi një të tillë në 25 qershor.

/Tv Klan