Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë nga foltorja e Kuvendit pas akuzave të bëra nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho, i cili tha se të ardhurat nuk janë realizuar, shpenzimet administrative janë më të mëdha se në 2015, kurse investimet publike janë më pak.

Por Rama nuk nguroi të thotë se mes PD dhe qeverisë së tij ka një dallim të madh dhe se opozita nuk ka asnjë lloj përgjegjësie as me qytetarët dhe ata që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë.

Shqipëria nuk është e imja, por është e imja, saç është dhe e juaja.

Përsa i përket për çfarë do të mbahet mend qeveria ime, lërjani kohës se ka ende shumë kohë. Përgatituni se keni 4 vite kohë, siç kemi dhe në për të parë se çfarë është qeveria e Ramës

.

Gjithashtu Spaho tha se qeveria e Ramës do të mbahet mend si qeverisja që u bë palë me trafikantët, kurse ata që iu kundërvunë përfunduan në burgje ose në azil jashtë vendit.

Arsyeja pse e mora fjalën është ajo që u tha për trafikun e drogës nga profesori.

Dhe po them që është ndjenja e përgjegjësisë për tu garantuar qytetarëve kontrollon bazë falas dhe mund ta bëjnë çdo ditë.  Më parë paguanin nga xhepi, sot e bëjnë falas.

Së dyti, kjo babëzi siç e quani ju sepse ju mungon përgjegjësia për atë që thoni, ka garantuar shërbim falas me standarde europianë për të gjithë ata që kanë nevojë për hemodializë dhe nuk janë të detyryar të vinë në Tiranë”

, tha Rama. /tvklan.al