Vizita në Tiranë e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee nuk i ka ulur aspak tonet e kreut të opozitës Lulzim Basha, teksa nga çadra e protetës paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se nuk do të lejojë zgjedhje pa opozitën duke e ftuar këtë të fundit ta marrë seriozisht protestën paqësore të shqiptarëve.

“Thirri mendjes s’ka për të pas zgjedhje pa opozitën, mos abuzo me natyrën tonë paqësore se kur gjithçka shterohet unë dhe shqiptarët do u’a mësojmë që nuk është lojë shahu.  Kemi qenë të duruar por sot jemi të paduruar. Thirri mendjes kur artikulon ëndrrë diktatoriale sepse përndryshe të vjen fundi i diktatorit.”

Kreu i Partisë Demokratike i kërkoi Kryeministrit të heqë dorë nga skenari i blerjes së zgjedhjeve të 18 Qershorit, datë që sipas tij ka rënë ligjërisht. Kreun e qeverisë e akuzoi se pasi tentoi të blejë aleatët e opozitës, të njëjtin skenar po përdor edhe ndaj anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

“E sheh si lojë shahu Rama këtë përballje për jetë a vdekje. Listat e partive që kishin futur fisin një turp i madh, po ato me shkollë të mesme janë gurë shahu në lojën e Ramës. Ky përdorë zhage ofrob 500 mijë euro për një kryetar partie që ta fusë në zgjedhje. Në Elbasan kanë mbledhur një të tretat e kartave të identitetit. Pasi futi procesin në kolaps ligjor, listat i ka 24 orë me vonesë dhe në qoftë se ja dalin ata burra dhe gra të Kolegjit të dalin nga dera e presionit zgjedhor që ka filluar dhe nga zhaget që po ju tundin.”

Edhe kur iu referua ndërkombëtarëve Basha la të kuptojë se ndaj tyre Kryeministri po tenton të njëjtën skemë.

“Edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ardhur i trajton si gurë shahu se gurët nuk lëvizën vetëm me dorë por edhe me zhage.

Sipas kreut të opozitës e vetmja garanci për një proces të lirë e të ndershëm është qeveria teknike dhe mandati saj që do të mundësojë luftën ndaj krimit e drogës.

/TvKlan

Ora 12:20

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paraditen e kësaj të hëne nga “Çadra e Lirisë” ju tha qytetarëve se hallet, shqetësimet dhe punët tuaja nuk janë gurë shahu.

“Hallet tuaja nuk janë lojë. Pse Rama i sheh hallet tuaja si gur shahu? Sepse për të njerëzit janë statistika. Procesin e futi në kolaps zgjedhor. Ju kanë dal lakrat në shesh. Kanë futur gjithë fisin në listat zgjedhore, është një turp i madh. Sa më pak shkollë aq më mirë, a ka mundësi të mos flasë fare? Gurët e shahut nuk kanë mundësi të flasin. Njëra faqe janë listat me fisin, faqja tjetër janë ofertat që bëhen për të ardhmen.

Kryetarët e partive aleate i thanë jo, lojës së ndryrë të shahut. Sepse edhe ata janë në betejë si ju krahë për krahë me ju. Kjo nuk është lojë shahu por bashkimi më i madh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edhe partnerët ndërkombëtar i trajton si gurë shahu. Edi Rama s’ka lek, por ofron 500 mijë euro për një kryetar. Dhe këto janë lekët e qytetarëve.”/

tvklan.al