E ndërsa prej ditësh në mazhorancë flitet për një përplasje mes PS-së dhe LSI-së, ku temat qendrore janë mosarrestimi i Klemend Balilit dhe lufta ndaj trafikut të drogës, Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e tij javor në rrjetet sociale u shfaq i sigurtë për marrjen e një mandati të dytë qeverisës, në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Kreu i qeverisë tha se ky mandat qeverisës që po mbyllet eshtë vetëm pjesa e parë e ringritjes së ekonomisë.

Duke iu referuar FMN, Rama tha se ekonomia e vendit është në rritje, duke korrigjuar çekuilibrin e madh financiar, që ishte para 3 vitesh.

Tv Klan