Ndalesa në Fier i ka shërbyer kryeministrit Rama për të parë nga afër një sërë investimesh publike.

Pjesë e projekteve të Rilindjes Urbane është rruga “Dervish Hekali” dhe parku pranë saj, një investim i qeverisë që kap vlerën e 144 milion lekëve, që pritet të shndërrohet në një infrastrukturë moderne.

Kryeministri Rama inspektoi edhe nisjen e punimeve për parkun qendror të qytetit të Fierit, që kap vlerën e 300 milionë lekëve.

Ndërkohë që projektit rehabilitues i është nënshtruar edhe  Bulevardi “Ramiz Aranitasi”, një  nga arteriet kryesore të qytetit të Fierit që lidh sheshin “Fitorja” me atë “Pavarësia” . Projekti përfshin edhe restaurimin e fasadave përreth kësaj zone.

Në Pojan, kreu i qeverisë pa nga afër edhe pastrimin e kanaleve vaditëse dhe ujitëse, që sipas tij ishin lënë për më shumë se dy dekada në harresë.

 “

E mira e kësaj pune është që pas këtij pastrimi me këto mjete, është thjeshtë çështje mirëmbajtjeje. U lanë 25 vjet pa u prekur me dorë

”.

Pjesë e projekteve të rilindjes urbane në qarkun e Fierit është edhe Parku arkeologjik i Apolonisë, një  investim I cili kap vlerën e 750 mijë eurove.

Gjatë turit të tij në Fier, kryeministri pa nga afër edhe ndërhyrjet në tregun e fruta perimeve, si dhe shkollën “Dino Ismaili” në Levan./ TV KLAN